1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Në Xhenet është një treg, të cilin e vizitojnë banorët e Xhenetit çdo të premte

عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رَضيَ اللهُ عنهُ أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«إِنَّ فِي الْجَنَّةِ لَسُوقًا، يَأْتُونَهَا كُلَّ جُمُعَةٍ، فَتَهُبُّ رِيحُ الشَّمَالِ فَتَحْثُو فِي وُجُوهِهِمْ وَثِيَابِهِمْ، فَيَزْدَادُونَ حُسْنًا وَجَمَالًا، فَيَرْجِعُونَ إِلَى أَهْلِيهِمْ وَقَدِ ازْدَادُوا حُسْنًا وَجَمَالًا، فَيَقُولُ لَهُمْ أَهْلُوهُمْ: وَاللهِ لَقَدِ ازْدَدْتُمْ بَعْدَنَا حُسْنًا وَجَمَالًا، فَيَقُولُونَ: وَأَنْتُمْ وَاللهِ لَقَدِ ازْدَدْتُمْ بَعْدَنَا حُسْنًا وَجَمَالًا».

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Në Xhenet është një treg, të cilin e vizitojnë banorët e Xhenetit çdo të premte. Aty fryn një erë nga Veriu, e cila përfshin fytyrat dhe rrobat e tyre dhe, rrjedhimisht, u shtohet bukuria e hijeshia. E, kur të kthehen te familjet e veta, ndërkohë që u është shtuar bukuria e hijeshia, familjet do t'u thonë: “Pasha Allahun, qëkurse jemi ndarë, juve ju është shtuar bukuria e hijeshia edhe më shumë.” Ata do t'ua kthejnë: “Edhe juve, pasha Allahun, qëkurse jemi ndarë, ju është shtuar bukuria e hijeshia edhe më shumë.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2833

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith njoftoi se në Xhenet ka një vend ku banorët e tij mblidhen dhe nuk është vend për të blerë apo për të shitur. Ata marrin prej tij çfarë të dëshirojnë. Ata shkojnë atje një herë në çdo shtatë ditë, dhe fryn era e veriut, e cila ua freskon fytyrat dhe rrobat, duke i bërë edhe më të bukur dhe më të hijshëm. Kur kthehen te familjet e tyre, janë bërë edhe më të hijshëm dhe më të bukur. Familjet e tyre do t'u thonë: "Pasha Allahun, jeni bërë edhe më të bukur dhe më të hijshëm që nga hera e fundit kur ju pamë." Ata do të përgjigjen: "Edhe ju, pasha Allahun, jeni bërë edhe më të bukur dhe më të hijshëm që nga hera e fundit kur ju pamë."

Mësime nga hadithi

  1. Hadithi tregon se banorëve të Xhenetit do t'u shtohet bukuria dhe hijeshia.
  2. Hadithet e obligojnë njeriun të kujdeset për veprat e mira që do ta çojnë në arritjen e kësaj banese.
  3. Ai e përmendi veçanërisht erën nga ana e Veriut, sepse ajo konsiderohej era më e mirë nga arabët, pasi sillte mirësi dhe shi.
  4. Nxitje për të bërë davet (thirrje) për tek Allahu, duke i motivuar njerëzit me Xhenetin dhe begatitë e tij.

Shfaq përkthimet

40 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية