1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Nëse është si thua, atëherë kjo i bie sikur t'i ushqesh me rërë të nxehtë, ndërkohë me ty është një ndihmës nga Allahu ndaj tyre, përderisa je në atë gjendje.”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه:
أَنَّ رَجُلًا قَالَ: يَا رَسُولَ اللهِ إِنَّ لِي قَرَابَةً أَصِلُهُمْ وَيَقْطَعُونِي، وَأُحْسِنُ إِلَيْهِمْ وَيُسِيئُونَ إِلَيَّ، وَأَحْلُمُ عَنْهُمْ وَيَجْهَلُونَ عَلَيَّ، فَقَالَ: «لَئِنْ كُنْتَ كَمَا قُلْتَ، فَكَأَنَّمَا تُسِفُّهُمُ الْمَلَّ وَلَا يَزَالُ مَعَكَ مِنَ اللهِ ظَهِيرٌ عَلَيْهِمْ مَا دُمْتَ عَلَى ذَلِكَ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se
një njeri tha: “O i Dërguari i Allahut, unë kam disa të afërm, me të cilët i mbaj lidhjet farefisnore, porse ata i shkëpusin me mua, pastaj unë sillem mirë me ta, kurse ata sillen keq me mua, si dhe unë jam i butë me ta, kurse ata janë arrogantë ndaj meje!” Atëherë Profeti ﷺ tha: “Nëse është si thua, atëherë kjo i bie sikur t'i ushqesh me rërë të nxehtë, ndërkohë me ty është një ndihmës nga Allahu ndaj tyre, përderisa je në atë gjendje.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2558

Shpjegimi

Një burrë iu ankua Profetit ﷺ për disa të afërm dhe farefisin e tij, duke thënë se ai i trajton ata me mirësi, ndërsa ata e trajtojnë në mënyrë të kundërt. Ai i ruan lidhjet farefisnore dhe i viziton ata, por ata i ndërpresin lidhjet me të. Ai i trajton me mirësi dhe besnikëri, por ata e trajtojnë padrejtësisht dhe ashpër. Ai i duron dhe i fal ata, por ata janë të padurueshëm ndaj tij, ku kjo shfaqet në fjalët dhe veprimet e tyre të shëmtuara. A duhet ai të vazhdojë të mbajë lidhjet farefisnore me ta, pavarësisht nga kjo?
Profeti ﷺ i tha: Nëse çështja është siç e përmend ti, atëherë ti i poshtëron dhe i nënçmon ata përpara vetes së tyre, sikur po i ushqen me rërë të nxehtë, për shkak të mirësisë sate të madhe dhe sjelljes së tyre të shëmtuar. Ti do të vazhdosh të kesh një ndihmës nga Allahu kundër tyre, i cili do të largojë dëmin e tyre, për sa kohë që ti vazhdon të jesh i mirë me ta dhe për sa kohë ata të trajtojnë keq.

Mësime nga hadithi

  1. Përgjigjja e fyerjes me mirësi ka më shumë gjasa ta bëjë fyesin të kthehet në të vërtetën, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: "Të keqen ktheje me atë që është me e mira, e atëherë armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë." (Fusilet, 34)
  2. Nënshtrimi ndaj urdhrit të Allahut, edhe nëse dikush pëson dëm, është shkak që besimtari të marrë ndihmë nga Allahu.
  3. Ndërprerja e lidhjeve farefisnore sjell dhimbje dhe vuajtje në këtë botë, si dhe mëkat dhe llogaridhënie në botën tjetër.
  4. Muslimani duhet të kërkojë shpërblimin nga Allahu për veprat e tij të mira dhe të mos e braktisë zakonin e tij të mirë, për shkak të keqtrajtimit të njerëzve dhe ndërprerjes së lidhjeve të tyre me të.
  5. Ruajtësi i vërtetë i lidhjeve farefisnore nuk është ai që i mban lidhjet vetëm me ata që i mbajnë me të, por ai që i mban lidhjet edhe me ata që i ndërpresin me të.

Shfaq përkthimet

50 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية