1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Allahu i Lartmadhëruar e shtrin Dorën gjatë natës, që të pendohet ai që bën mëkate gjatë ditës, dhe e shtrin Dorën gjatë ditës, që të pendohet ai që bën mëkate gjatë natës, derisa Dielli të lindë nga perëndimi.”

عَنْ أَبِي مُوسَى رضي الله عنه عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«إِنَّ اللهَ عَزَّ وَجَلَّ يَبْسُطُ يَدَهُ بِاللَّيْلِ لِيَتُوبَ مُسِيءُ النَّهَارِ، وَيَبْسُطُ يَدَهُ بِالنَّهَارِ لِيَتُوبَ مُسِيءُ اللَّيْلِ، حَتَّى تَطْلُعَ الشَّمْسُ مِنْ مَغْرِبِهَا».

Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Allahu i Lartmadhëruar e shtrin Dorën gjatë natës, që të pendohet ai që bën mëkate gjatë ditës, dhe e shtrin Dorën gjatë ditës, që të pendohet ai që bën mëkate gjatë natës, derisa Dielli të lindë nga perëndimi.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2759

Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se Allahu i Lartësuar e pranon pendimin nga robërit e Tij. Nëse robi bën mëkat gjatë ditës dhe pendohet gjatë natës, Allahu ia pranon pendimin, sikundër që, nëse bën mëkat gjatë natës dhe pendohet gjatë ditës, Allahu ia pranon pendimin. Allahu i Lartësuar e shtrin dorën e Tij për ta pranuar pendimin (e robërve), duke u gëzuar dhe duke e pranuar këtë veprim. Dera e pendimit mbetet e hapur derisa të lindë Dielli nga Perëndimi, duke sinjalizuar fundin e botës, e kur të lindë nga Perëndimi, dera e pendimit mbyllet.

Mësime nga hadithi

  1. Pranimi i pendimit vazhdon, përderisa dera e tij është e hapur, ndërsa dera e tij mbyllet kur Dielli të lindë nga Perëndimi. Gjithashtu njeriu duhet të pendohet para se t'i vijë shpirti në fyt (para agonisë së vdekjes), sepse pas kësaj kohe pendimi nuk pranohet.
  2. Mosdëshpërimi dhe moshumbja e shpresës për shkak të mëkatit, sepse falja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar janë të gjera dhe dera e pendimit është e hapur.
  3. Kushtet e pendimit: 1. Heqja dorë nga mëkati. 2. Keqardhja për kryerjen e tij. 3. Vendosmëria për të mos u kthyer më në të. Këto janë kur mëkati është në raport me të drejtën e Allahut të Lartësuar, e, nëse ka të bëjë me të drejtën e njerëzve, atëherë për vlefshmërinë e pendimit kërkohet që ajo e drejtë t'i jepet të zotit të saj ose i zoti i saj t'ia falë.

Shfaq përkthimet

56 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية