Lista e haditheve

735Lista e haditheve

Lista e haditheve 735

“Allahu e mëshiroftë atë burrë që tregon tolerancë e mirësjellje kur shet e blen, si dhe kur e merr borxhin e dhënë!”
“Një burrë u jepte borxh njerëzve dhe i thoshte shërbëtorit të vet: "Kur të shkosh te ndonjë huamarrës, toleroje, me shpresë që edhe Allahu të na tolerojë ne
“Disa njerëz po zhyten në pasurinë e Allahut padrejtësisht. Ditën e Kiametit, të tillët i pret Zjarri.”
“Allahu thotë: "Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, i cili është për Mua dhe Unë shpërblej për të
Atij që agjëron Ramazanin duke besuar dhe llogaritur shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.”
“Në Xhenet është një portë që quhet Rejan, nëpër të cilën, Ditën e Kiametit, do të hyjnë vetëm agjëruesit e, përveç tyre, nuk do të hyjë askush tjetër
“Kur të vijë Ramazani, hapen portat e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët.”
“Kush harron se është agjërueshëm, pastaj ha ose pi, le ta plotësojë agjërimin, se Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.”
“Profeti ﷺ hynte në itikaf në dhjetëshen e fundit të Ramazanit derisa vdiq. Pastaj gratë e tij vazhduan të hyjnë në itikaf pas tij.”
I Dërguari i Allahut ﷺ angazhohej me (adhurim) në dhjetëshen e fundit (të Ramazanit), aq sa nuk angazhohej jashtë tyre
“Kur hynte dhjetëshja (e fundit e Ramazanit), i Dërguari i Allahut ﷺ e gjallëronte natën (me adhurim), e zgjonte familjen e tij, e shtonte angazhimin dhe i shtrëngonte rrobat (veçohej me adhurime dhe nuk u afrohej grave).”
“Atij që agjëron një ditë në rrugën e Allahut, Allahu do t'ia largojë fytyrën nga Zjarri për shtatëdhjetë vjet (vjeshta).”
I dashuri im ﷺ më ka porositur me tri gjëra: Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji, faljen e dy rekateve të duhasë dhe faljen e vitrit para gjumit
“Hani syfyr, sepse në syfyr ka bereqet.”
“Në namazin e Bajramit isha i pranishëm tek Omer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar agjërimin e këtyre dy ditëve: ditën kur e përfundoni agjërimin tuaj (dita e Bajramit të Fitrit) dhe ditën kur hani prej kurbaneve (dita e Bajramit të Kurbanit).”
“Atij që falet Natën e Kadrit, duke besuar dhe llogaritur në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.”
“Ai që e kryen haxhillëkun në Qabe, duke u larguar nga çdo veprim intim bashkëshortor dhe pa mëkatuar, kthehet sikurse ditën që e ka lindur nëna.”
Kryeni vazhdimisht Haxhin dhe Umren, sepse ato i largojnë varfërinë dhe mëkatet, ashtu siç heq zjarri i farkëtarit papastërtitë nga hekuri, ari dhe argjendi. Ndërsa Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit
telbija e të Dërguarit të Allahut ﷺ ka qenë kësisoj: “Lebbejke Allahumme lebbejk, lebbejke la sherike leke lebbejk, inne-l-hamde ven-ni‘mete leke vel-mulk, la sherike lek. (Të përgjigjem, o Allah, vetëm Ty të përgjigjem! Të përgjigjem Ty, që nuk ke ortak, të përgjigjem! Vetëm Ty të takon lavdfalëndrimi, mirësia dhe sundimi, Ti nuk ke ortak)!”
Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura për Allahun sesa këto dhjetë ditë (të dhul hixhes)
“Luftoni kundër idhujtarëve me pasuritë, shpirtrat tuaj dhe me gjuhët tuaja.”
Lëre atë që të ngjall dyshim dhe kapu pas asaj që nuk të ngjall dyshim, sepse e vërteta sjell qetësi, ndërsa gënjeshtra sjell pasiguri
“Vërtet Allahu umetit tim nuk ia merr në konsideratë ato që u vërtiten në mendje, për sa kohë që nuk i punojnë e nuk i shqiptojnë.”
Me të vërtetë, Allahu nuk i shikon pamjet dhe pasuritë tuaja, por i shikon zemrat dhe veprat tuaja
“Allahu bëhet xheloz (siç përkon me madhështinë e Tij), e edhe besimtari bëhet xheloz. Xhelozia e Allahut është kur besimtari i shkel gjërat që Allahu ia ka ndaluar.”
“Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese
“A doni t'ju tregoj për më të mëdhatë e mëkateve të mëdha?
Gjynahet e mëdha janë: t'i bëhet shirk Allahut, mosrespektimi i prindërve, vrasja e njeriut dhe betimi i rrejshëm
Gjëra e parë që do të gjykohet mes njerëzve në Ditën e Kiametit janë gjaqet
Ai që vret një person që është në besë (të ndonjë muslimani), nuk do ta ndiejë aromën e Xhenetit, ndonëse aroma e tij ndihet dyzet vjet larg
“Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i shkëput (lidhjet farefisnore).”
Ai që dëshiron t'i shtohet rizku dhe t'i zgjatet jeta, le t'i mbajë lidhjet farefisnore
“Ai që viziton vetëm pasi të vizitohet nuk quhet mbajtës i lidhjeve, por mbajtës i lidhjeve është ai që i mban lidhjet me farefisin, edhe kur ata i shkëpusin.”
O i Dërguari i Allahut, ndaj kujt duhet të jem më i përkushtuar? Ai tha: “Ndaj nënës sate, pastaj ndaj nënës sate, pastaj ndaj nënës sate, pastaj ndaj babait tënd, pastaj më i afërmi e kështu me radhë.”
“A e dini çfarë është përgojimi?” Ata thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." Profeti ﷺ tha: “Të përmendësh për vëllanë tënd atë që ai e urren.”
“Çdo pije dehëse është alkool dhe çdo pije dehëse është haram. Ai që pi alkool në këtë botë dhe vdes duke qenë i varur prej tij e nuk është penduar, nuk do ta pijë në botën tjetër
I Dërguari i Allahut ﷺ e mallkoi atë që jep ryshfet dhe atë që merr ryshfet për të ndikuar në ndonjë vendim të caktuar
“Mos kini zili ndaj njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos ndërhyni në shitblerjen e njëri-tjetrit. Bëhuni robër të Allahut, vëllezër të vërtetë
“Ruajuni nga paragjykimet, sepse paragjykimet janë gënjeshtrat më të mëdha!
Nuk do të hyjë në Xhenet bartësi i fjalëve
I gjithë umeti im është i falur, përveç atyre që i publikojnë mëkatet e tyre!
O njerëz, Allahu jua ka larguar mburrjen me xhahilietin (periudhën paraislame) dhe lavdërimin me baballarët e tij
“Burri më i urryer tek Allahu është kundërshtari i përbetuar.”
“Kur dy muslimanë ndeshen me shpatat e tyre, vrasësi dhe i vrari do të jenë në Zjarr
“Ai që ngre armët kundër nesh nuk është prej nesh.”
Mos i shani të vdekurit, sepse ata kanë arritur te veprat që kanë punuar!
Njeriut nuk i lejohet të mos i flasë vëllait të vet më shumë se tri net. Kur ata dy takohen, ky ia kthen shpinën, e edhe ai i tjetri ia kthen. Më i miri prej tyre është ai që fillon me selam
“Atij që ma garanton atë që është mes dy nofullave dhe atë që është mes dy këmbëve, ia garantoj Xhenetin.”
Femra nuk duhet të ndërmarrë udhëtim dyditor pa burrin e saj apo pa një mashkull të familjes
Nuk kam lënë pas meje ndonjë sprovë më të dëmshme për burrat sesa gratë
“Ai që i ka mundësitë, le të martohet, sepse e ka më të lehtë uljen e shikimit dhe ruajtjen e nderit. Ndërkaq, ai që nuk i ka mundësitë, le të agjërojë, sepse agjërimi ia shuan epshin.”
“Kjo botë është e ëmbël dhe e bukur. Allahu do t'ju bëjë zëvendës në Tokë, që t'ju shohë se si do të veproni, andaj ruajuni nga mashtrimet e saj dhe ruajuni nga gratë
ka thënë: ''O i Dërguar i Allahut, cila është e drejta e gruas ndaj burrit të saj?'' Ai tha: “Ta ushqesh kur ushqehesh vetë, ta veshësh kur vesh veten ose kur fiton të ardhura, mos ta godasësh në fytyrë, mos e fyej dhe mos e lër (në shpërfillje), përveçse brenda në shtëpi.”
“O ju gra! Jepni lëmoshë, sepse (natën që jam ngritur në qiell) kam parë që ju jeni banoret më të shumta të Zjarrit.” Ato e pyetën: “Përse, o i Dërguari i Allahut?” Profeti ﷺ u tha: “Mallkoni shpesh dhe e përbuzni mirësinë (e bashkëshortit ose të dikujt të tillë). Nuk kam parë të mangëta në mendje dhe fe, e që ia turbullojnë mendjen burrit të matur më shumë se ju (gratë).”
“Kujdes! Mos hyni te gratë.” Një ensar tha: "O i Dërguari i Allahut, e nëse është kunati?" - “Kunati është sikurse vdekja”, - i tha Profeti ﷺ
Nuk ka martesë, përveçse me kujdestar
Çdo grua që martohet pa lejen e kujdestarëve të saj, martesa e saj është e pavlefshme - tri herë (e përsëriti këtë). E nëse ai ka kryer marrëdhënie me të, ajo ka të drejtë për mehrin, në këmbim të marrëdhënive intime që ka pasur me të. Nëse ndodh ndonjë mosmarrëveshje mes tyre, atëherë sundimtari është kujdestari i asaj që nuk ka kujdestar
Është i mallkuar ai që kryen marrëdhënie anale me gruan e tij
Ndër kushtet që më së shumti meritojnë t'i përmbushni janë ato përmes të cilave ju lejohet afrimi me gratë tuaja
Dynjaja është një pasuri (kënaqësi) e përkohshme, ndërsa kënaqësia më e mirë e dynjasë është gruaja e devotshme.”
E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ (a bëj mëkat) në lidhje me shikimin e paqëllimshëm (në femrën e ndaluar), e ai më urdhëroi që ta ndal shikimin e të mos e vazhdoj atë
Profeti ﷺ i theri dy desh të larmë e me brirë. Që të dy i theri me dorën e vet, duke thënë: "Bismilah (me emrin e Allahut)" e duke bërë tekbir (duke thënë: "Allahu ekber") dhe duke ua vendosur këmbën në faqe
“Izari i muslimanit duhet të jetë te gjysma e kërcirit, mirëpo nuk prish punë ose nuk ka mëkat, edhe nëse e lëshon prej mesit të kërcirit e deri tek nyjat e këmbës. Ndërsa, ajo që zbret nën nyja të këmbës, do të jetë në Zjarr, dhe cilindo që e zvarritë izarin nga mendjemadhësia, nuk do ta shikojë Allahu.”
“Mos vishni mëndafsh e as veshje të përziera me mëndafsh, mos pini në enë prej ari e argjendi dhe mos hani në enë të tilla, sepse ato janë për ta (jobesimtarët) në dynja, kurse për ne në ahiret!”
“Lapsi (për shkrimin e mëkateve) është pezulluar për tre persona: për atë që është në gjumë, derisa të zgjohet; për fëmijën, derisa të hyjë në moshën e pubertetit dhe për të çmendurin, derisa t'i kthehet mendja.”
i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar rruajtjen e pjesërishme të kokës (kazea)
“Betimi (në tregti) mundëson shitjen e produktit, por e zhduk bereqetin.”
Shkurtojini mustaqet dhe lëshojini mjekrat!
Burri nuk duhet t'i shikojë pjesët intime të një burri tjetër, e as gruaja nuk duhet t'i shikojë pjesët intime të një gruaje tjetër
Më i miri prej jush është ai që e ka sjelljen më të mirë.”
Vërtet besimtari përmes sjelljes së mirë i arrin shkallët e agjëruesit dhe të atij që falet natën (në vazhdimësi)
Besimtari me besimin më të plotë është ai që ka moral më të mirë. Më të zgjedhurit prej jush janë ata që janë më të mirët me gratë e tyre
se i Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Xhenet, e në atë rast ka thënë: "Më së shumti në Xhenet fut devotshmëria ndaj Allahut dhe sjellja e mirë
I Dërguari i Allahut ﷺ ishte njeriu me moralin më të mirë
Morali i Profetit të Allahut ﷺ ishte Kurani
Profetit ﷺ, gjatë mbathjes së sandaleve, krehjes së flokëve, pastrimit dhe çdo pune tjetër, i pëlqente të fillonte nga ana e djathtë
Me të vërtetë, Allahu ka urdhëruar mirësinë në çdo çështje
“Prijësit e drejtë tek Allahu do të jenë në podiume drite, në të djathtën e Rrahmanit (Allahut) të Lartësuar, e që të dyja Duart e Tij i ka të djathta
S'ka dëm e as dëmtim. Atë që e dëmton (ndonjë besimtar), Allahu do ta dëmtojë, ndërsa atij që ia vështirëson (ndonjë besimtari), Allahu do t'ia vështirësojë
“Shoku i mirë dhe shoku i keq i shëmbëllejnë shitësit të parfumit dhe farkëtarit që i fryn gjyrykut
Mos u zemëro!
“Nuk quhet i fortë ai që triumfon mbi të tjerët, por, në të vërtetë, i fortë është ai që përmbahet kur është i zemëruar.”
“Ai që i ka këto katër tipare është hipokrit i kulluar. Ndërkaq, ai që ka vetëm njërin prej tyre, ka një prej tipareve të hipokrizisë, derisa ta braktisë atë. Ato janë: kur flet, gënjen; kur bën marrëveshje, tradhton; kur premton, nuk e mban premtimin, si dhe kur polemizon, bëhet i pasjellshëm
“Besimtari nuk është fyes e as mallkues i madh, as i pandershëm e as fjalëndyrë.”
Turpi është prej besimit
Kur njeriu ta dojë vëllanë e tij (musliman), le ta lajmërojë se e do
Çdo vepër e mirë është sadaka (lëmoshë)
“Për çdo ditë që lind Dielli, njeriu duhet të japë sadaka (lëmoshë) për secilën nyjë të trupit
“Atij që i largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t'i largojë një brengë të Ditës së Kiametit
Këmbët e njeriut nuk do të lëvizin në Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për jetën e tij si e kaloi, për dijen e tij sa e zbatoi, për pasurinë e tij si e fitoi dhe si e shpenzoi dhe për trupin e tij si e konsumoi
“Ai që kujdeset për vejushën dhe për nevojtarin është sikurse ai që lufton në rrugën e Allahut, ose sikurse ai që falet natën dhe agjëron ditën.”
“Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë
Assesi mos nënvlerëso asnjë gjë, edhe po e takove vëllanë tënd me fytyrë të buzëqeshur
“Kapuni fort për çiltërsinë, sepse çiltërsia shpie në mirësi, ndërsa mirësia shpie në Xhenet
Atë që nuk i mëshiron njerëzit, Allahu nuk e mëshiron
Të mëshirshmit do t'i mëshirojë i Gjithëmëshirshmi. Mëshirojini banorët e Tokës, që t'ju mëshirojë Ai që është mbi qiell
Muslimani (i vërtetë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit muslimanët janë të sigurt dhe mërgimtar (i vërtetë) është ai i cili i braktis gjërat që Allahu i ka ndaluar
Detyrat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës dhe lutja për atë që teshtin
“Nuk keni për të hyrë në Xhenet derisa të besoni, e nuk keni për të besuar derisa të duheni mes vete. A t’ju tregoj për një gjë që, nëse e bëni, do të duheni ndërmjet vete? Përhapeni selamin në mesin tuaj!”
një burrë e pyeti Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!): "Cila cilësi e Islamit është më e mira?" Ai u përgjigj: "Të japësh ushqim dhe të përshëndesësh me selam ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh
“A doni t'ju tregoj për një gjë, me të cilën Allahu jua fshin mëkatet dhe jua lartëson gradat?
“Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët, e megjithatë të dy kanë mirësi
“Afrojuni përsosmërisë dhe jini mesatarë! Dijeni se asnjëri prej jush nuk do të shpëtojë (nga Zjarri) me veprat e tij. - O i Dërguari i Allahut, as ti?! - e pyetën të pranishmit. - “As unë, përveç nëse Allahu më përfshin me mëshirën dhe mirësinë e Tij, - tha Profeti ﷺ
“Xhibrili ﷺ vazhdimisht më porosiste për raporte të mira me fqinjin, saqë mendova se do t'i japë të drejtë në trashëgimi.”
Atij që e mbron nderin e vëllait të vet, Allahu do t'ia mbrojë fytyrën nga Zjarri në Ditën e Kiametit
“Nuk ka besuar asnjëri prej jush, derisa të dojë për vëllanë e vet atë që e do për veten e tij.”
Çdo gjë që shoqërohet nga butësia, zbukurohet, e çdo gjë që zhvishet nga butësia, shëmtohet
“Feja është e lehtë, kështu që këdo që mbingarkon vetveten në fenë e tij, feja do ta mundë. Andaj, jini mesatarë, afrojuni përsosurisë dhe përgëzohuni (për shpërblimin që ju pret)
Lehtësoni e mos vështirësoni, jepni lajme të mira e mos largoni!
Teksa ishim te Omeri, ai na tha: "Na është ndaluar teprimi
Kur ndonjëri prej jush dëshiron të hajë, le të hajë me dorën e djathtë, e, kur të pijë, le të pijë me dorën e djathtë, sepse shejtani ha me dorën e majtë dhe pi me dorën e majtë
O djalosh! Thuaj: "Bismilah", ha me të djathtën dhe ha pranë vetes!
Vërtet Allahu kënaqet me robin që ha një kafshatë dhe e falënderon Atë për të dhe pi një gllënjkë dhe e falënderon Atë për të
Njëherë, një person hëngri me dorën e majtë në prani të të Dërguarit të Allahut ﷺ, e ai i tha: - “Ha me të djathtën!” - Nuk mundem, - ia ktheu ai. - “Mos mundsh!”
“Ai që ha hudhër ose qepë, të mos na afrohet, - ose ka thënë: të mos i afrohet xhamisë sonë, por le të qëndrojë në shtëpinë e vet.”
“Atij që ha ushqim dhe thotë: "Lavdia i takon Allahut, i Cili ma mundësoi ta ha këtë ushqim dhe më furnizoi pa mundin dhe fuqinë time", do t’i falen mëkatet e mëparshme.”
se, sa herë që teshtinte i Dërguari i Allahut ﷺ, vendoste në gojën e tij dorën ose rrobën, me to e zvogëlonte ose e ulte zërin
Vërtet Allahu do që të shfrytëzohen lehtësimet e Tij, ashtu siç do që të plotësohen obligimet e Tij
Atë të cilit Allahu i do mirësi, e sprovon
Çdo fatkeqësi që mund ta godasë muslimanin, qoftë lodhje e sëmundje, qoftë brengë e pikëllim, qoftë shqetësim e mërzi, madje dhe një shpim gjembi, përmes saj Allahu do t'ia fshijë disa gjynahe
Sprova vazhdon ta godasë besimtarin dhe besimtaren në vetet e tyre, fëmijët dhe pasurinë derisa ta takojnë Allahun dhe të mos kenë mëkate fare
“Sa e çuditshme që është çështja e besimtarit: gjithçka që e godet atë, është në të mirën e tij dhe kjo nuk është për askënd përveç besimtarit
“Kur robi sëmuret ose udhëton, shpërblimi i shkruhet njësoj siç ka punuar sa ka qenë vendas dhe i shëndoshë.”
“Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira para se të vijnë sprova si copëzat e natës së errët
“Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson kuptimin e fesë
Allahu e ndriçoftë një njeri që dëgjon prej nesh diçka dhe e përcjell ashtu siç e ka dëgjuar, sepse ndodh, që ai të cilit i përcillet, të jetë më i kuptueshëm se ai që e ka dëgjuar
Mos kërkoni dituri për t'u mburrur para dijetarëve, as për të diskutuar me mendjelehtët
Më i miri ndër ju është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve
ata i mësonin dhjetë ajete nga Profeti ﷺ dhe nuk i mësonin dhjetë ajete të tjera pa e mësuar dijen dhe veprimin që përmbanin ato
“Ai që lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një shpërblim, i cili shtohet dhjetëfish
Lexuesit të Kuranit do t’i thuhet (në Ditën e Gjykimit): "Lexo dhe ngrihu (shkallëve të Xhenetit), lexo drejt dhe bukur, siç ke lexuar në dynja, se vendi yt është në ajetin e fundit që e lexon.”
“A dëshiron dikush nga ju që, kur të kthehet te familja e vet, të gjejë tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha?
“Përsëriteni Kuranin vazhdimisht, sepse betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se ai ikën më shpejt se deveja kur zgjidhet nga litari.”
“Shtëpitë tuaja mos i bëni varreza, se shejtani ikën prej shtëpisë në të cilën lexohet surja el Bekare.”
O Ebu Mundhir, a e di se cili është ajeti më i madh (më me vlerë) në Librin e Allahut, që e ke me vete?” - më pyeti sërish. - “Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje!” (El Bekare, 255) - i thashë. Atëherë me goditi në gjoks dhe më tha: “Për Allahun, e gëzofsh dijen, o Ebu Mundhir!”
Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë
“Ai që i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të jetë i mbrojtur nga (sprova e) Dexhallit.”
Lutja është vetë adhurimi
Profeti ﷺ e përmendte Allahun në çdo gjendje
Nuk ka asgjë më fisnike për Allahun sesa lutja
Asnjë musliman nuk i lutet Allahut me një lutje që nuk përfshin mëkat apo këputje të lidhjeve farefisnore, veçse Allahu do t’i japë një nga këto tre: ose do t’ia pranojë lutjen shpejt, ose do ta ruajë për të në botën tjetër, ose do t’i largojë prej tij një të keqe të barabartë me të." Të pranishmit thanë: "Atëherë do të lutemi më shumë!" Profeti ﷺ tha: “Allahu është edhe më shumë (i gatshëm për t’ju dhënë)
kur t’i kërkoni Allahut, kërkoni prej Tij Firdeusin!”
Shpeshherë i Dërguari i Allahut ﷺ e thoshte (këtë lutje): "O rrotullues i zemrave, mbaje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde!
“O Allah, ma rregullo fetarinë time, e cila është mbrojtja e çështjeve të mia
All-llãhumme innĩ es’elukel ‘ãfijete fid-dun’jã wel ãḣirah
All-llahumme inni eseluke minel hajri kul-lihi, axhilihi ue axhilihi, ma alimtu minhu ue ma lem a'lam, ue eudhu bike minesh-sherri kul-lihi, axhilihi ue axhilihi, ma alimtu minhu ue ma lem a'lem. All-llahumme inni eseluke min hajri ma seeleke abduke ue nebij-juke, ue eudhu bike min sherri ma adhe bihi abduke ue nebij-juke. All-llahumme inni eselukel xhennete, ue ma karrabe ilejha min kaulin ue amelin, ue eudhu bike minen nar, ue ma karrabe ilejha min kaulin ue amelin, ue eseluke en texhale ala kul-li kadain kadajtehu li hajran! - O Allah, e kërkoj prej Teje çdo të mirë, atë të menjëhershmen dhe të vonuarën, atë që e di dhe atë që nuk e di. Dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga çdo e keqe, ajo e menjëhershmja dhe e vonuara, atë që e di dhe atë që nuk e di
Besimi vjetrohet brenda ndonjërit prej jush ashtu si vjetrohet rroba, prandaj kërkoni nga Allahu që të ripërtërijë besimin në zemrat tuaja
“Ai që është i kënaqur me Allahun për Zot, Islamin për fe dhe Muhamedin ﷺ për të Dërguar e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit.”
Të porosis që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!
Robi është më së afërti me Zotin e tij kur ndodhet në sexhde, prandaj shpeshtoni lutjet (në të)
Lutja më e shumtë e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) ishte: 'O Allah, jepna në këtë jetë mirësi dhe në jetën tjetër mirësi dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!'
A t'ju tregoj për veprën tuaj më të mirë, më të pastër te Sunduesi juaj dhe më të lartë për ju në pozitë
Vërtet më ke pyetur për një çështje të madhe, që është e lehtë për atë të cilit Allahu ia lehtëson
Çdo natë, kur Profeti ﷺ binte në shtrat, i bashkonte shuplakat e duarve dhe frynte në to duke lexuar suret: el Ihlas, el Felek dhe en Nas
Zotëria i istigfarit
O Allah, me emrin Tënd e arrijmë mëngjesin dhe me emrin Tënd e arrijmë mbrëmjen, me emrin Tënd ngjallemi dhe me emrin Tënd vdesim dhe tek Ti është ringjallja
Atë që thotë: 'Bismil-lahi el-ledhi la jedurru measmihi shejun filardi ua la fis-semai ue huves-semiul alim, - Me emrin e Allahut, me të cilin asgjë nuk mund të dëmtojë në tokë dhe në qiell, dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri", tri herë, nuk do ta godasë ndonjë fatkeqësi e papritur deri në mëngjes
'Kul huvallahu ehad dhe dy Mbrojtëset (Feleku dhe Nasi) në mëngjes dhe në mbrëmje nga tri herë, të mjaftojnë për çdo gjë
O Allah, kërkoj mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt, me faljen Tënde nga dënimi Yt, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti! Unë nuk di të të lavdëroj siç e meriton, Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten)!”
“Fjalët më të mira tek Allahu janë katër: subhanallah (i Lartësuar është Allahu), elhamdulilah (lavdfalënderimi i takon Allahut), la ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut) dhe Allahu Ekber (Allahu është më i madhi). Nuk prish punë se me cilën fillon
“Atij që thotë dhjetë herë: "La ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë)
Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, të rënda në Peshore dhe të dashura për të Gjithëmëshirshmin
Atij që thotë: "Subhanallahi ve bihamdihi (I patëmeta është Allahu dhe lavdërimi i takon Atij)", njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit
Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdulilah" e rëndon peshoren, (thëniet:) "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) mbushin, - ose e mbush, - hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës
Që të them: "Subhanallah (i patëmeta është Allahu), elhamdulilah (lavdërimi i takon Allahut), la ilahe il-lallah (nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut) dhe Allahu ekber (Allahu është më i madhi)" është më e dashur tek unë se çdo gjë që Dielli e përshkon kur lind
Dhikri më i mirë është: "La ilahe il-lallah", ndërsa lutja më e mirë është: "Elhamdulilah
Atij që shkon në një vend dhe thotë: “Eudhu bi kelimatil-lahi tammati min sherri ma halek (Kërkoj mbrojtje nëpërmjet fjalëve të përsosura të Allahut kundër së keqes që ka krijuar)!", nuk i bën dëm asgjë derisa të largohet nga ai vend
“Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le të thotë: "Allahummeftah li ebvabe rahmetik (O Allah, m'i hap mua dyert e Mëshirës Sate)!" E, kur të dalë, le të thotë: "Allahumme inni eseluke min fadlike (O Allah, unë kërkoj nga Ti begatitë e Tua).”
“Kur njeriu futet në shtëpinë e tij dhe thotë: "Bismilah" gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies, shejtani thotë: "S'ka konak për ju sonte, e as darkë
Vërtet madhësia e shpërblimit është në varësi të madhësisë së sprovës. Allahu i Lartësuar, kur e do një popull, i vë në sprovë: atij që është i kënaqur, i takon kënaqësia, e, atij që hidhërohet, i takon hidhërimi.
“A nuk e bënin ata haram atë që e kishte lejuar Allahu, edhe ju, pas tyre e bënit haram? A nuk jua bënin të lejuar atë që Allahu kishte bërë haram, e edhe ju e bënit të lejuar?” Iu përgjigja: “Gjithsesi.” Ai tha: “Ky ishte adhurimi që ju ua bënit atyre.”
Ai të cilin tijera (ndjenja e fatkeqësisë nga shenjat ogurzeza) e pengon nga kryerja e asaj që ka vendosur, ka bërë shirk. Të pranishmit i thanë: "Cili është shpagimi për këtë?" Tha: "Të thuash: "O Allah, nuk ka mirësi, pos mirësisë Sate! Çdo zog është Yti dhe nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje."
Rreth fjalës së Allahut të Lartësuar: "Ata thanë: ‘Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Vedin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin!" (Nuh, 23) Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është shprehur: "Këta ishin emra të burrave të devotshëm nga populli i Nuhut
Kur t'ju ndaloj diçka, largohuni prej saj, kurse atë që ju urdhëroj, bëjeni aq sa keni mundësi, ngase ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimit ndaj të dërguarve
“Ai që e takon Allahun pa i bërë shirk asgjë, do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që e takon Atë duke i bërë shirk ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.”
Atë që e dëmton muslimanin, Allahu do ta dëmtojë, dhe atij që ia vështirëson muslimanit, Allahu do t'ia vështirësojë
Allahu do ta shpëtojë një njeri nga umeti im para të gjitha krijesave në Ditën e Llogarisë
"O i Dërguari i Allahut, nuk kam lënë asnjë gjynah të vogël e të madh pa e kryer." Ai i tha: "A nuk dëshmon se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut që meriton adhurimin dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut?
Ai, asnjëherë të vetme nuk ka thënë: "O Zoti im, m'i fal gjynahet e mia Ditën e Llogarisë!”
Po na ndodh që mendja të na shkojë për gjëra që janë të rënda po t'i flisnim." Profeti ﷺ i pyeti: “Vallë, kështu qenkeni ndier?” Ata thanë: "Po." Atëherë Profeti ﷺ u tha: “Ky është imani i kulluar.”
Lavdërimi i takon Allahut, që e ktheu dredhinë e tij (thjesht) në cytje (vesvese).”
“Veprat ndahen në gjashtë lloje dhe njerëzit janë katër sosh. Janë dy gjëra obliguese, (dy) që llogariten një për një, një vepër e mirë me dhjetë sosh dhe një vepër e mirë me shtatëdhjetë mijë sosh
“Hipokriti i shëmbëllen deles së hamendur mes dy kopeve: herë shkon te këto, herë tek ato.”
“Disa prej shenjave të Kiametit janë: pakësimi i diturisë, përhapja e injorancës, përhapja e zinasë, përhapja e konsumimit të alkoolit, pakësimi i numrit të meshkujve dhe rritja e numrit të femrave, aq shumë, saqë pesëdhjetë femra do të kenë vetëm një mbikëqyrës.”
“Kiameti nuk do të ndodhë pa i luftuar ju hebrenjtë, saqë edhe guri, mbrapa të cilit do të fshihet hebreu, do të thërrasë: "O musliman, këtu, mbrapa meje, është një hebre, vrite!”
“Kiameti nuk do të ndodhë pa lindur Dielli nga perëndimi. Kur të lindë dhe njerëzit ta kenë parë, të gjithë do të besojnë
“Unë do të jem te Hauzi dhe do t'i shoh ata prej jush që do të vijnë tek unë. Disa njerëz do të pengohen të vijnë tek unë, andaj unë do të them: "O Zot, ata janë me mua dhe të umetit tim!
Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se enët e tij janë më shumë se të gjitha yjet dhe planetët e qiellit
“Çdo gjë është me caktimin e Allahut, madje edhe pafuqia dhe fuqia, - ose ka thënë: fuqia dhe pafuqia (për të vepruar diçka).”
Nëse Allahu ka caktuar që ndonjë njeri të vdesë në një vend të caktuar, ia bën një nevojë për të shkuar atje
Unë jam Dimam ibn Thalebe nga fisi i Sad ibn Bekrit
Profeti ﷺ përmendi diçka dhe tha: "Kjo do të jetë në kohën kur dija të zhduket
Mos u besoni ithtarëve të Librit e as mos i përgënjeshtroni, por: “Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin)...”